SBASHK-u: 1 shtatori do t’i gjejë në grevë nxënësit, nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat tona

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Vjollca Shala ka thënë se procesi i fillimit mësimor varet nga Qeveria e Kosovës.

Në një intervistë për GazetaBlic, Shala tha se në rast se Qeveria nuk i realizon kërkesat e tyre, atëherë 1 shtatori mësimdhënësit do t’i gjejë në grevë të përgjithshme.

“1 shtatori do t’i gjejë në grevë nxënësit dhe mësimdhënësit, nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk fillon realizimin e kërkesave tona. Dje Kryesia ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbjatur një takim ku edhe ka bërë shpalljen e grevës së përgjithshme, që do të fillojë me 25 Gushtit. Urojmë që Qeveria të reflektojë dhe mos të kemi nevojë për të hyrë në grevën e përgjithshme”, tha Shala.

Shala ka përsëritur kërkesat e SBASHKU-t, kështu duke filluar nga rritja e pagës.

“Kërkesa e parë është që të rritet paga prej 100 eurove deri në fillimin e implimentimit të ligjit të pagave, të fillojë të zbatuari ligjin i sigurimeve shëndetësore dhe të bëhet plotësim-ndryshimi i skemave pensionale të financuara nga shteti”, thotë Shala.

Lexo edhe:  Grumbullohen 137 mijë euro për shërimin e Rinesa Kamberin, mbrëmë u nis për Turqi