ShSKUK-ja e shet një Audi 80 për vetëm 252 euro
Instituti i Mjekësisë së Punës, një institucion që funksionon në kuadër të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, e ka shitur për 252 euro një veturë Audi 90.
Shitja e veturës është bërë përmes ofertave të mbyllura në një ankand të prokurimit publik.
Vetura është blerë nga Teki Morina, një qytetar nga Komuna e Rahovecit.
Audi 90, e prodhuar më 1990, ishte importuar nga Zvicra dhe ishte regjistruar për herë të parë në Kosovë më 2004.
Çmimi në treg i kësaj veture, bazuar në ofertat e shpallura në internet nga persona privat në Kosovë, shkon deri në rreth 600 euro.