“Kthehu n’shpi se vij ta marr shpirtin”/ Pejani kërcënon dhe tenton ta rrah djalin që shkoi të jetojë te gruaja e tij në Mitrovicë

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje nga Peja, ku janë përfshirë kryerfamiljari dhe djali i tij.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 22-vjeçari kishte vendosur të dalë nga shtëpia e prindërve dhe të shkojë të jetojë te bashkëshortja e tij në Mitrovicë. Por këte e kishte kundërshtuar kategorikisht babai i tij, i cili vazhdimisht ka kërkuar nga ai që të kthehet në shtëpi duke e kërcënuar se do ia marrë shpirtin.

Djali ka provuar që të bisedojë me babain e tij, me ç’rast bashkë me bashkëshorten kanë marrë rrugën për në Pejë, ku lanë takim për të biseduar me të dyshuarin. Por e gjithë tentativa për të zgjidhur problemin me dialog, ka dështuar pasi që babai kishte tentuar që ta sulmojë fizikisht 22-vjeçarin.

Kjo kishte bërë që i riu të ikë që aty dhe të drejtohet për në stacion policor për të kërkuar ndihmë.

I dyshuari është intervistuar lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares