Kajtazi për mërgimtarin që krahasoi Kurtin me profet: Këta me mujtë edhe Kuranin e ndryshojnë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e mërgimtarit i cili e shpalli profet Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, duke e ndryshuar “shehadetin” e fesë islame.

Në fakt, ai ka ironizuar me deklaratën e këtij qytetari nga mërgata.

Kajtazi ka shkruar se “këta” po të mundnin do të ndryshonin edhe Kuranin.

“Me mujte keta edhe Kuranin e ndryshojnë” – shkroi Kajtazi.

Dje njëri nga këta mërgimtarë kishte eskaluar totalisht gjatë një deklarateje për Kurtin, të cilin e kishte quajtur profet, e thënien shumë të vlefshme për myslimanët, e ka kthyer nga pejgamberi Muhamed, në emrin e Albin Kurtit.

“La ilahe, il Allah – Albin Kurti resul Allah” – është shprehur një mërgimtar.

Lexo edhe:  Ndiqeni Live, po lansohet direkt raketa më e madhe në botë