“Çmendet” një pompë në Kosovë, e ul çmimin e naftës në 1,09 euro

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve.

Berjani bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi esht drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte Dizelli të jetë 1. € deri ne 1.15 cent, po ashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha ai.

Madje, disa orë më vonë, u publikua fotografia që tregon se një pompë e ka ulur edhe më shumë çmimin e naftës.

Sipaa fotografisë, nafta po kushton 1,09 cent në një pompë në Gjilan.

Lexo edhe:  Tha se ia dha fansi, dalin pamje që vërtetojnë se Rita e mori vetë në dorë flamurin serb