Konflikt për pronë në familjen Durmishi në Prizren: 60-vjeçari rrihet me tre persona, i sekuestrohet arma
Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur së fundi edhe në fshatin Manastiricë të Prizrenit.
Sinjali mëson se anëtarët e familjes Durmishi janë përfshirë në një përleshje fizike, teksa njëri nga ta dyshohet t’i ketë kërcënuar edhe me armë.
E gjithë situata ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë, ku 60-vjeçari dyshohet se fillimisht ka ofenduar tre personat tjerë dhe më pas është rrahur me ta.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar personat e përfshirë në rast, teksa është sekuestruar edhe arma e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që 60-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.