Mot përvëlues, kjo është temperatura rekord që do të arrijë sot

Sot pritet të kemi mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Rekomandohet kujdes shumë i madh ngase nxehtësia mund të jetë e rënduar sidomos për personat e moshuar, fëmijët dhe ata me shëndet më të dobët. Temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 39, madje edhe deri në 40°C.

Edhe në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell. Temperaturat shënojnë rritje në tërë vendit e në Ultësirën Perëndimore mund të arrijnë deri në 44°C.

Shumë nxehtë nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Temperaturat në zonat më të nxehta mund të arrijnë deri në 40°C.

Të mërkurën ulje e temperaturave në tërë rajonin, ngase fronti i ftohtë me stuhi dhe reshje intensive në vendet fqinje do të ndikojë në uljen e temperaturave. Kjo do të ndodhë nga deti ku vijnë erërat veriperëndimore (pa reshje) në Shqipëri dhe perëndimore në Kosovë (priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë). Pasdite ose në mbrëmje fronti i ftohtë depërton në Kosovë dhe do të fillojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriu të shoqëruara me rrebeshe lokale shiu dhe ndonjë stuhi lokale.

Të enjten freskët në Kosovë dhe po ashtu edhe në Shqipëri, por pa reshje atmosferike ose reshje simbolike.

Nga e premta stabilizim i motit dhe rritje e temperarurave, por pa vapë të fortë verore./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Jasharaj – Sveçlës: Mos u nis nëpër shkolla sikur te minatorët se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur