Haradinaj: Kurti ua ka ngulur thikën pas shpine aleatëve dhe kategorive të dala nga lufta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta.

Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale.

Ai tha se është veteran i vërtetë, por jo edhe Kurti.

Kritika ndaj Kurtit kanë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët thanë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet  e mëtutjeshme.

Lexo edhe:  Gjendja e të plagosurve mbrëmë në “Bon Vivant”, flasin nga QKUK