Sherr për pronën, dy vëllezër plagosin me armë zjarri kushëririn
Pas një konflikti për arsye pronësie, dy vëllezër kanë plagosur me armë zjarri kushëririn e tyre, i cili ka marrë një plumb në këmbë.
Sipas policisë, dy vëllezërit Xh. M. dhe A. M. kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje”, njofton policia.