Një kompani kosovare i ngrit çmimet për shkak të ndërprerjeve të rrymës

Një kompani ushqimore nga Kosova ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike janë detyruar t’i rrisin çmimet

Një kompani ushqimore nga Kosova, ka njoftuar se i kanë rritur çmimet e produkteve për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

“Me keqardhje na duhet të iu njoftojmë që për shkak të ndërprerjeve të shpeshta e të gjata të energjisë elektrike, jemi të detyruar të i ngrisim çmimet e produkteve!”, thuhet në njoftimin e kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, ka njoftuar se edhe të martën e 16 gushtit do të vazhdojë kufizimi i energjisë elektrike.

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Po ashtu kanë njoftuar se institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Lexo edhe:  Izraeli thotë se Irani lansoi mbi 300 dronë e raketa, shumica prej tyre u shkatërruan