Rreshteri i FSK’së lë Kosovën, punësohet në Gjermani

Rreshteri i FSK-së, Xhafer Igrishta ka njoftuar sot se pas 15 vitesh shërbim sot ka lënë zyrtarisht këtë punë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se arsyeja e largimit është punësimi në Gjermani.

“Pas një shërbimi prej 14 vitesh si rreshter në FSK nga sot e tutje edhe zyrtarisht nuk jam pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës pasi që me vetë dëshirë për arsye se kam lidhur një kontratë punë në Gjermani”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  3 mjekë kthehen nga Gjermania për të punuar në Kosovë