Vjedhja e 750 eurove në butik: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar gruan e dyshuar

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me një rast të veprës penale, vjedhje.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur me datën 06.07.2022 ora 10:40 në rrugën “Edit Durham”, tek butiku “DRITONI” në Prizren.

E dëmtuara ka raportuar në Stacionin Policor në Prizren, se me datën 06.07.2022, rreth orës 10:40  deri sa ishte duke blerë disa gjëra në butik,  persona të panjohur nga çanta e saj e dorës i kanë vjedhur kuletën e saj, në të cilën kishte dokumente personale si dhe para në vlerë 750 Euro.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë të nxjerra nga butiku ku ka ndodhur rasti, është siguruar fotografi të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është  rezultuar  në identifikim e saj.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Lexo edhe:  Shpëton lehtë gjyshi që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn, merr vetëm vërejtje gjyqësore