Humbi jetën një fëmijë, në aksident trafiku në rrugë Pejë-Mitrovicë, arrestohet shoferi
Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Kovrag të Istogut
Të hënën e 15 gushtit në rrugë Pejë-Mitrovicë, ka humbur jetën një fëmijë, si pasojë e goditjes nga vetura.
Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ata kishin pranuar informacionin se kishte ndodhur një aksident trafiku në fshatin Kovrag të Istogut, rreth orë 17:15.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor fëmijë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia ka treguar detaje se si kishte ardhur deri të aksidenti.
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rënda trupore”.
Por viktima nuk kishte mundur t’iu mbijetonte lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti dhe pse ishte dërguar KMF-Istog e me pas në Spitalin Rajonal në Pejё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekësor”, sipas Policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje, dhe trupi i viktimës me urdhër të Prokurorit shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.