Dhunë në një familje në Prizren: I mituri rrah nënën dhe dy motrat, përfundon në pranga

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Gratë janë viktimat më të shpeshta, që përjetojnë dhunë nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat detyrohen t’i denoncojnë djemtë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur së fundi edhe në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij më të mëdha.

Sinjali mëson se 33-vjeçarja bashkë me të bijat ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku kanë bërë me dije se 16-vjeçari i ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari fillimisht ishte larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur, por pas veprimeve hetimore Policia ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e tij dhe të njëjtin e kanë arrestuar.

I mituri është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një “hillti” në Prizren