E dhimbshme për familjen Tahiri në Mitrovicë, ky është 40-vjeçari që u gjet i varur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në familjen Tahiri në Vaganicë të Mitrovicës, ku vdiq tragjikisht një 40-vjeçar, që dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të ndjerit, teksa kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtyu t’i jap fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Hazir Tahirin, 40-vjeçar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij  dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.

Lexo edhe:  Gjendet shëndosh e mirë 13 vjeçarja, Aulona Kurti