Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj nga dritarja e banjës, vjedhin rreth 8 mijë euro para të gatshme

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar një familje në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në Ferizaj gjatë ditës së djeshme.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë nga dritarja e banjës, ku kanë demoluar dhomat e gjumit dhe kanë arritur që të vjedhin para të gatshme.

Bazuar në dëshminë e pronarit që ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur para në vlerë të rreth 8 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Pas raportimit të "Pro zë", Policia dënon furgonin: 150 euro dënim, 2 pikë negative dhe i morën lejen për 3 muaj