Ra nga një objekt, humb jetën tragjikisht një punëtor në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është rreth 38-vjeç.

Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti.  Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK,  i njejti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë.  Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente  punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Lexo edhe:  Prokuroria në Beograd paralajmëron ankesë ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiqit