Rrokulliset një veturë në mes të rrugës – Policia dhe Autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, një veturë është rrokullisur.

Drejt vendit të ngjarjes janë parë duke shkuar Policia dhe autoambulanca./ Kallxo.com

Lexo edhe:  Rrëfimi rrëqethës i babait të 36-vjeçarit që vdiq me gruan në aksident: Më thanë një ndeshje e vogël, para një jave vdiq nana e nuses së tij