Rrokulliset një veturë në mes të rrugës – Policia dhe Autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, një veturë është rrokullisur.

Drejt vendit të ngjarjes janë parë duke shkuar Policia dhe autoambulanca./ Kallxo.com

Lexo edhe:  “Escorta”, policia i ndalon 50 persona, prej tyre 26 gra të shteteve të huaja e 24 kosovarë