Aksident i rëndë në magjistralen për Mitrovicë, një person shihet i shtrirë në rrugë
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Milloshevë.
Një veturë ka goditur një qytetar që ishte me biçikletë, shkruan Jepi zë.
I godituri është parë i shtrirë pas goditjes që mori nga vetura, dhe sipas dëshmitarëve ai kishte shenja jete dhe lëvizte.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës që po merret me rastin, ndërsa si shkak i këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata./ Jepi zë