Në mëngjes i vidhet vetura qytetarit në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se të enjten, në orët e hershme të mëngjesit i është vjedhur vetura në Prishtinë.
Policia për këtë rast ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.
Deri më tash nuk ka të arrestuar për rastin dhe policia po i vazhdon hetimet.
“Prishtinë 06.07.2023-07:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.