“Vuloset” prishja e miqësisë mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit, dyshja heqin njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’
Tre ditë më parë, Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.
Ai organizoi një festë në jug të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
Në festë ishin shumë të ftuar e madje edhe shumë personazhe të njohura.
Një nga “vëllezërit” e tij që mungoi në festë ishte Don Xhoni.
Dyshja kishin raporte tejet të ngushta me njëri-tjetri, teksa quheshin edhe “vëlla”.
Pas mungesës së tij, në media u raportua se dyshja kanë prishur raportet.