U kthye nga Gjermania dhe humbi kontaktin me familje, zhduket 29-vjeçari Adrian Sopa

Është zhdukur 29-vjeçari, Ardian Sopa, i cili pas kthimit të tij nga Gjermania ku lindi e jetoi për disa vite, në Kosovë mbeti i pastrehë pasi humbi edhe kontaktin me familjen e tij.

Qytetari i cili ka publikuar njoftimin për zhdukjen e 29-vjeçarit në grupin “Network Prishtina” thotë se para disa ditësh të njëjtin e kishte takuar rastësisht në rrugë në një fshat të Prishtinës, ku menjëherë kishte telefonuar Policinë e Kosovës.

Sipas qytetarit, Policia dhe organet kompetente e trajtuan rastin, por pas trajtimit mjekësor që Sopa mori, ai u zhduk.

Po ashtu, bëhet e ditur se tashmë familja e tij kanë ardhur në Kosovë, të cilët kanë nisur kërkimet.

Për çdo njoftim shtesë, luteni ta kontaktoni Sanije Sopën, nënën e Ardianit në Whatsapp +49 179 6064136.

Lexo edhe:  Therje me thikë në Podujevë, një i mitur dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK