Kërcet grushti sërish në Burgun e Dubravës: Kapen të burgosurit, rrahet 31-vjeçari

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje ka ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm, ku janë përfshirë dy persona të cilët vuajnë dënimin me burgim në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sinjali mëson se palët kishin pasur mosmarrëveshje mes vete pasi njëri prej tyre ishte transferuar nga një pavijon në tjetrin.

Burimet thonë se i burgosuri B.Rrahmanaj, po dyshohet se e ka sulmuar të burgosurin tjetër duke e goditur me grushte. Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që palët kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Nënshkruhen kontratat e para për adoptimin e qenve endacakë