Nxehet Nexhi: Ministrat e korruptuar të Albin Kurtit janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes sime

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ministrat e “korruptuar” të kryeministrit, Albin Kurti janë duke ia rrezikuar jetë Spahiut dhe familjes së tij.

Kjo po ndodhë, pasi në afërsi të shtëpisë së Spahiut ka filluar të ndërtohet një objekt 10 katesh dhe kjo ka bërë të të filloj të çahet shtëpia e tij dhe e fqinjëve të tij.

“Ministrat e korrptuar Albin Kurti janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes time. Janë duke ma rrënduar shtëpinë. Ata kanë dhënë një leje ne kundërshtim me tri ligje në fuqi. Në fakt lejen e ka dhënë Komuna në kombinim me Ministrin e Liburn Aliut. Që ua ka hedh poshtë komunës vendimin dhe tani komuna u çu e ka dhanë lejen më u ndërtu soliter 10 katësh, në afër shtëpisë sime, por jo vetëm afër shtëpisë sime, stacionit policor jugor, përballë AKI-së. Që nuk lejohet përballë AKI-së. Ngjitur me oborrin e shkollës, përballë Monumentit të Kulturës, ku nuk lejohet me u ndërtu asgjë në 50 metra. Ndërtimi i kësaj ndërtese katër fqinjëve jau ka ca shtëpi dhe tani ka filluar të çahet shtëpia ime. Nëse vi ndonjëherë në pushtet kam me ia rrëzu shtëpinë Albin Kurtit dhe ministrave të tij”, ka thënë Spahiu në RTV Dukagjini.

Lexo edhe:  Bie në pranga i dyshuari për therjen e 16-vjeçarit në Prishtinë