Kiara Tito shtatzënë?

Krejt këto thashetheme vinë pasi që moderatorja dhe influencierja e rrjeteve sociale ka ndryshuar stilin e saj të veshjes.

Derisa më parë, Kiara ekspozonte vazhdimisht barkun e saj dhe vishej shkurt, tani ajo vishet me rroba që janë të madhësisë më të madhe.

Kjo ka mjaftuar që fansat dhe shumë media të supozojnë që Kiara ka mbetur shtatzënë dhe se ajo do të pret fëmijën e parë me Luizin.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi të Big Brother VIP Albania çifti disa herë kishin shpreh dëshirën që të bëhen prind të një fëmije.

Madje, këtë e kishte thënë edhe Kiara në disa intervista.

Megjithatë, moderatorja shihet se është shumë e angazhuar pas daljes nga shtëpia ku përpos reklamave të shumta që bën në Instagram, ajo do të jetë edhe moderatore e emisioni “Kepi i VIP-ve”, që fillon transmetimin këtë të diele në Top Channel.

Lexo edhe:  Teuta bën reagimin që askush nuk e priste pasi e kuptoi se Blero ka tentuar ta tradhtoi në martesë