Kërcet dajaku në një familje në Prizren: Tre veta kundër një – dy gra përfundojnë në spital

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje.

Sinjali mëson se për motive ende të panjohura një burrë, një grua dhe një vajzë e re në familjen Namlexhiu kanë sulmuar fizikisht familjaren e tyre 47-vjeçare. Si pasojë e përleshjes fizike në të cilën u përfshinë, viktima dhe njëra grua nga të dyshuarit janë dërguar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë rasti është denoncuar dhe në Polici me ç’rast një patrullë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar tre të dyshuarit, të cilët u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që burri i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi një qytetar – ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë