Valon Syla për foton e Hetemit: Ky është patrioti tipik i Vetëvendosjes
Analisti politik, Valon Syla, ka komentuar fotografinë e kryetarit të Leposaviq, Lulzim Hetemi, të cilët i doli fotografia ku shihej se kishte veshur trenerka nën pantollona.
Syla ka thënë Lulzim Hetemi është “patriot tipik i Vetëvendosjes”.
Ai ka thënë se sovraniteti i vërtetë është në hyrje të komunës ku gjenden trupat e KFOR-it.
Postimi i plotë:
Ky është patrioti tipik i Vetëvendosjes. Trenerkat përfundi teshave kat, e pret najkon për fotografi si Liburn Aliu në ngujim me flamur ku smunet me qit jashtë. Edhe kur i shkojne musafirët që vinë për fotografi aty me rrejt Kosovën që po bojnë diçka… del e kqyr për dritare çka po bon vaki.
Por krejt ky shoë ndodhë se është KFOR’i dhe Bashkësia ndërkombêtare tu i hongër nervat e vet, deri sa ti humb durimi edhe pak.
Poshtë këtyre fotografive te ndertesa ka trupa të NATO’s. Ata janë sovraniteti i vërtet i këtij foto-shoë… i cili gërditshëm bëhet nën hijen e tyre. Pra Kosova me Luan me gjyks pule, e gjuan gurin dhe mshefet pas tyre.