Punëtori 54-vjeçar rrëzohet nga shtëpia ku punonte në Suharekë, dërgohet me urgjencë në QKUK

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një punëtor 54-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke punuar në një shtëpi private, prej ku është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Prizrenit, punëtori është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në këtë qendër dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës dhe Policia, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.

Lexo edhe:  I mashtroi se do t’u siguronte viza pune në Slloveni dhe u mori 2 mijë euro, arrestohet burri nga drenica