Vdes pas një sëmundje ish-futbollisti i “Tefik Cangës”, lë pas vetes gruan dhe dy vajzat
I është dhënë lamtumira e fundit 40-vjeçarit, Lutfi Grainca i cili ndërroi jetë ditën e tetë të këtij muaji pas një sëmundje të pashërueshme. Grainca ishte lojëtar i klubit futbollistik “Tefik Canga”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai tash e disa vite po jetonte në Gjenevë të Zvicrrës, ndërsa la pas vetës gruan dhe dy vajzat e tij.
Sipas njoftimit mortor të familjarëve, varrimi i të ndjerit është paraparë për ditën e sotme.
Ndërsa, për humbjen e të ndjerit familjarët e shoqëria e tij kanë shprehur pikëllimin e madh të tyre.
“Për ty do të jem dëshmitar se sa i mirë ishe, bujar, i afërt e shok jete, duke u munduar ta ndihmosh secilin nga ne, nuk njoh një njeri më të mirë. Edhe pse ne mërgim asnjëherë nuk na harrove, vazhdo buzëqesh si gjithmonë në xhenetet më të larta, e ne asnjëherë ama asnjëherë nuk do të heqim nga kujtimet tona shoku jonë, që asnjëherë nuk na hidhërove për asgjë”, ka shkruar njëri nga shokët e tij.
Muaj më parë, klubi i futbollit ku bënte pjesë Grainca i treguan mbështjetjen e tyre në përballjen e tij me sëmundjen që po e sfidonte.
“Në ndeshjen e Ligës së III-të në mes Hajvalia-Tefik Çanga në Prishtinë, veshëm fanelat për ta përkrahur shokun tonë kampion-Lutin, të cilit i urojmë shëndet dhe të na kthehet shumë shpejt përsëri në fushën e futbollit”, shkruhej në njoftimin e tyre 7 muaj më parë.