Luizi tregon se çfarë raportesh ka me Efin pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të komentohen edhe kur ka kaluar mbi një muaj që nga përfundimi i tij.

Raportet mes ish-konkurrentëve ende zgjojnë kureshtjen e publikut, e sidomos raporti në mes të fituesit të edicionit të dytë të BBVA, Luiz Ejlli dhe finalistes, Efi Dhedhes.

Dyshja që fillimisht kishin një miqësi me njëri-tjetrin, pas ri-hyrjes së Efit gjërat mes tyre nuk ishin njëjtë.

Të dy kishin disa debatet të forta deri pak para finales së madhe, ndërsa pas daljes nga shtëpia e famshme ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.

Dhe pikërisht për raportin që ka aktualisht me Efin, Luizi u pyet nga moderatorja Bora Zemani teksa ishte i ftuar si opinionistë në “Përputhen”.

“Mirë janë, nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, po kam kohë me Efin”, tha Luizi fillimisht.

“Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha me shaka këngëtari nga Shkodra.

Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Luizi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të mbaj koncertet e radhës.

Ndërkohë, partnerja e tij Kiara Tito po bën xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve” në Turqi.

Lexo edhe:  ‘Baba dhe axhallarët thanë shko se ata kanë dasmë’, Afrimi tregon se si këndoi ditën kur i vdiq xhaxhai