Kejvina rrëfehet për BBVA: Më mungojnë Luizi dhe Olta, s’do të mungoj në finalen e madhe

Kejvina Kthella, modelja dhe ish banorja e Big Brother Albania, nuk ka munguar në rrjete sociale, ku edhe ka komentuar mbi situata të ndryshme, që ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kejvina, u përjashtua nga loja pas dhunës që tregoi ndaj Luizit, të cilin e qëlloi me shuplakë.

Çuditërisht, modelja ka treguar se ai i mungon. Në një intervistë për Big Brother Radio, tha se do të merrte pjesë në finale, ndonëse nuk ka qenë në ndonjërin nga prime-et e kaluara.

Përveç, Luizit ajo shprehet se i mungon edhe Olta Gixhari.

-Dje Luizi në shtëpi së bashku me banorët e tjerë po tregonte me një siguri se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht.

“Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment” tha Kejvina.

Pjesë nga biseda:

-Çfarë kemi të re nga Kejvina?

Kejvina: Asgjë nuk ka të re, derisa të mbarojë “Big Brother”-i nuk kemi bërë asgjë. Thjesht shohim Big Brother VIP.

-Çfarë ndryshoi Big Brother VIP tek Kejvina?

Kejvina: Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.

-Kush i mungon më shumë nga banorët e shtëpisë Kejvinës?

Kejvina: Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi.

Lexo edhe:  Qenushi i Melindës feston ditëlindjen, këngëtarja sjell foto provokuese nga festa

-A do të jetë Kejvina në finalen dhe në ‘after party’-in e Big Brother VIP?

Kejvina: Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe.