“Alltinë qitu e kom, dhëmbët t’i thej”, 27-vjeçari e kërcënon dhe ia merr me forcë telefonin ish të dashurës

Rastet kur kosovarët nuk pranojnë ndarjen nga partneret e tyre, duke bërë kështu që t’u ngjiten pas e mos t’i lënë rehat me mesazhe e shpesh edhe kërcënime serioze nuk janë të rralla. Ngjarje të tilla shpesh edhe eskalojnë. Kështu ka ndodhur sot me një ish-çift në fshatin Davidovc te Shtimes.

Sinjali ka mësuar detaje se si nisi konflikti ku 27-vjeçari e terrorizoi ish të dashurën e tij.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një kohe kur dy të rinjtë kishin vendosur që t’i ndajnë rrugët dhe të mos vazhdojnë lidhjen e dashurisë. Por këtë fakt siç duket nuk e pranoi i dyshuari L.S., i cili kishte vendosur që sot t’i qërojë hesapet me ish të dashurën.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para, i dyshuari dhe viktima janë takuar sot në një lokacion afër një pompe të derivateve. Aty, i dyshuari kishte shkuar i armatosur, me armë në brez dhe e kërcënoi viktimën me fjalët “Alltinë qitu e kam, o bima telefonin se unë dhomtë (dhëmbet) t’i thej more”.

Ky kërcënim e bëri viktimën që t’i bindet, me ç’rast ia mori telefonin, u largua iku nga vendi i ngjarjes dhe ende s’është kapur nga Policia.

Denoncimi i rastit aktivizoi Policinë që ta shpall në kërkim të dyshuarin dhe të kryej bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjet një armë.

Me vendin të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Shtrëngim” dhe pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit të merren veprimet e tjera.

Ndryshe, kushdo që e detyron personin tjetër me forcë apo kanosje serioze që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të pajtohet me një veprim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet afër në rrugën Prishtinë-Gjilan, humb jetën një 49 vjeçar