I kërkojë të miturës ti dërgojë foto e video më përmbajtje seksuale, arrestohet prishtinasi
Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte nxitur një vajzë të mitur ti dërgojë fotografi e video më përmbajtje seksuale.
Rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK