Punëtori 32-vjeçar pëson lëndime të rënda në vendin e punës

Edhe pse punëtorët shpesh herë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës.

Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur punëtorët kërkojnë ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar edhe sot një person në fshatin Krushë e Vogël në Prizren, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore derisa ishte në vendin e punës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit Rajonal në Prizren, kanë bërë me dije se 32-vjeçari është dërguar në këtë qendër dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit tashmë kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Familjarët po i tërheqin të moshuarit nga shtëpia ku ndodhi sulmi fizik