Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim
Sot na pret mot i paqëndrueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Ka gjasa edhe për ndonjë shtrëngatë të fuqishme të izoluar me breshër në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë mjaft zagushi. Pasdite priten zhvillime konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Disa nga këto zhvillime mund të jenë mjaft të fuqishme, por në shumë vise nuk priten fare reshje, ngase zhvillimet do të jenë të karakterit lokal.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe shtrëngata lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri zhvillimet do të jenë më të pakta./METEOBALLKAN