Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, 3 persona bëhen për Emergjencë

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth ores 20:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, në magjistralën Mitrovicë- Prishtinë.

Aksidentin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.

“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Maxhunaj, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar”- thotë Zahiti.

Lexo edhe:  Europa po e sheh një krizë të re në Ballkan, ky është shteti në ‘shënjestër’ të konfliktit