Plas sherri në Emergjencën e QKUK-së, një 63-vjeçar kërcënon me vrasje policin
Një zyrtar policor është kërcënuar me vrasje në Klinikën e Emergjencës në QKUK, në orët e para të së hënës.
Burime nga kjo klinikë kanë thënë për Sinjalin se ende nuk dihet motivi i rastit, por që në orët e mëngjesit, një njësi policore ka intervenuar në këtë klinikë, ku e kanë kapur të dyshuarin.
Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për Xh.D., i moshës 63-vjeçare, i cili fillimisht dyshohet se e ka ofenduar e më pas ka kaluar në kërcënime ndaj policit (emër i njohur për redaksinë).
Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “kanosja”.