Kjo është gjendja shëndetësore e dy shqiptarëve që u sulmuan në veri, flasin nga spitali

Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar sot nga grupe të serbëve në veri të Mitrovicës dhe si pasojë kanë marrë lëndime trupore.

Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës kanë dhënë detaje për për klankosovën lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Njëri nga ta ka pësuar plagë në kokë, ndërsa tjetri ka vetëm lëndime të lehta.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, dy qytetarët janë dërguar në stacion policor për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë, ky është 49-vjeçari që u arrestua në Gjilan