Këto janë 3 kërkesat e serbëve

Serbët lokalë edhe sot janë mbledhur në tri komunat në veri, në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të vazhduar protestën.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq ka thënë para protestuesve se kërkesat e tyre mbeten të njëjta.

Ata po kërkojnë largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu si dhe të kryetarëve të rinj shqiptarë.

Kërkesat janë të njëjta, të tërhiqet policia, të mos vinë kryetarët e rinj dhe të lirohen dy protestuesit e arrestuar të hënën në Zveçan”, tha Millosavleviq

Ai u ka bërë thirrje protestueseve të rrinë të qetë sot. Protestuesit serbë në Zveçan kanë shpalosur edhe një flamur të Serbisë që raportohet se ishte i gjatë 250 metra.

Lexo edhe:  Gjobitet nga policia ferizajasi që bëri “stila” me BMW në Ditën e Pavarësisë