Situatë e rëndë në Zveçan: Nisen tri ambulanca, dëgjohen shpërthime
Ka eskaluar situata në Zveçan mes KFOR-it dhe protetuesve.
Krejt kjo nisi pasi forcat e KFOR-it nisën t’i largojnë protestuesit, shkruan lajmi.net.
Kjo shkaktoi irritimin e protestuesve që sulmuan pjesëtarët e KFOR-it me shok-bomba dhe gjësende tjera.
Siç raportohet, nga kjo përplasje ka edhe të lënduar.
Ndërkaq, janë publikuar pamjet kur tri auto-ambulanca shkojnë në vendin e ngjarjes.