Deputetja Matoshi publikon fotografi me bikini nga pushimet në Egjipt

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, po shijon disa ditë jashtë Kosovës.

Ajo ka nisur pushimet e para për këtë verë dhe si destinacion ka zgjedhur Egjiptin.

Aktorja është shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Arjola Demiri.

Prej atje, ajo ka publikuar disa imazhe e video për të treguar pak më shumë nga vendi dhe pushimet që po bën, duke vënë në pah linjat trupore me një palë bikini ngjyrë të kuqe.

Komplimentet kanë qenë të menjëhershme dhe kryesisht pozitive nga miqtë e fansat.

Matoshi pak ditë më parë njoftoi se është larguar nga seriali “Sha je be tu folën”.

Lexo edhe:  Stresi sërish në BBVK: Kam marrë ftesë nga produksioni