Aksident në Akrashticë të Vushtrrisë, lëndohen dy persona
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se dy persona janë lënduar.
Ambulanca ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të lënduarit.
Edhe Policia e Kosovës po qëndron aty duke u marrë me rastin.
Kujtojmë se kjo rrugë alternative që kalon nëpër fshatra, po përdoret më shumë për shkak të kolonave.