Asamblisti i VV-së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani e ka ftuar në një meç boksi, kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, para atij të boksierit Haxhi Krasniqi që do e zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Osmani i tha të parit të Prishtinës se ka arsye për ta nokautuar, meqë siç thotë ai, qyetarëve të Prishtinës u ka shkaktuar stres dhe tollovi.
Kësaj oferte, Rama iu përgjigj duke i thënë se “Edhe unë jam i zoti në Tai-Chi”.
Tai Chi është një lloj arti marcial kinez i praktikuar për vetëmbrojtje, përfitime shëndetësore dhe meditim. I njëjti praktikohet në tërë botën