Traktori përplaset me veturë në Saradran të Istogut

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Saradran të Istogut. Një veturë është përplasur me një traktor në mes të rrugës.

Për pasojë vetura është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person është dërguar në spitalin e Pejës.

Lexo edhe:  Fushë Kosovë: Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit për shkak të xhelozisë, ndalohet për 48 orë