Shqetësuese: Nxënësi i shkollës ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë kapet me thikë, intervenon Policia

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur nga kujdestarja e një klase në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën e 3-vjeçarit.

Po ashtu është kontaktuar edhe prindi i të miturit, ndërsa nxënësi është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Bazuar në dëshminë e tij, thikën e ka marrë nga disa fëmijë më të vegjël se ai dhe e kishte vendosur në çantë në mënyrë që ata të mos lëndohen, mirëpo është arsyetuar se ka harruar që ta largojë.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  Alivanoset dhe vdes një grua te barakat në oborr të QKUK-së