“Veç je plak se pa të mytë me dru s’e kisha lanë”, 90-vjeçari thotë se familja e Fitore Pacollit po e kërcënon për 6 ari tokë të tij

Ismail Veliu, 90-vjeçar, po ankohet qe disa ditë për presionin e kërcënimet që, sipas tij, ia kanë bërë familja e Fitore Pacollit, deputete e VV-së.

Veliu ka thënë se kërcënimet që i ka marrë nga familjarët e deputetes Pacolli ishin të rënda, madje edhe kërcënime me vdekje.

“Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë”, ishte kërcënimi që e ka deklaruar Veliu, për Nacionalen.

Dy ditë më parë, Pacolli reagoi në Facebook-un e saj, duke thënë se familja e saj nuk e ka kërcënuar Veliun. E gjithë kjo çështje po bëhet për shkak të një toke 6 ari.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në Pejë: Gjakoset një person, tre të dyshuar arrestohen nga Policia