Ndodhi në Suharekë – vodhi delen, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë
Policia e Kosovës bëri të ditur se kanë arrestuar një person në Suharekë për vjedhjen e një deleje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës, të mërkurën në ora 09:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të një deleje, pronë e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I dyshuari gjatë intervistës ka pranuar se ka kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.