Grabitje e armatosur në një shtëpi në Matiqan: Hajdutët kërcënojnë shtetasen e huaj dhe ia marrin 15 mijë €

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë grabitjet dhe vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një shtëpi në Matiqan të Prishtinës, ku hajnat kanë kryer grabitje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronarja e shtëpisë, shtetase e huaj, e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat ia kanë marre mijëra euro nën kërcënimin e armës.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës,  të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë dhe duke e kanosur seriozisht ia kanë grabitur hiç më pak se rreth 15 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit

Lexo edhe:  E tmerrshme: As sapunë e as çarçafë në disa klinika të QKUK-së