Në mes të skenës përulet Luizi, publiku nuk i ndal brohorimat
Këngëtari më i kërkuar i momentit nga lokale të ndryshme të natës dhe më i dashuri i publikut padyshim që është fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, raporton Gazeta Sinjali.
Që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi nuk po i ndal sukseset.
Pa humbur aspak kohë ai ka nisur mbrëmjet e tij muzikore, për të cilat përflitet se pagesa që merr për një të tillë është tejet e lartë.
Ani pse me vetëm 3 këngë, numri i qytetarëve që dëshirojnë ta dëgjojnë e ta shohin live Luizin është tejet i lartë.
Ata nuk ngurrojnë që t’ia shprehin dashurinë që kanë për këngëtarin duke brohoritut pandalim emrin e tij.
Ky vlerësim duket se e ka emocionuar mjaft këngëtarin, i cili gjatë mbrëmjës së djeshme iu përulë publikut të tij.